Flash

Video/ Anthony Joshua me hundë të thyer konfirmohet kampion i padiskutueshëm i botës

Lapsi.al 23 September 2018
Video/ Anthony Joshua me hundë të thyer konfirmohet kampion i
Anthony Joshua i mbijetoi një disfate të mundshme, për tu kthyer më pas si një kampion, për të shkatërruar Alexander Povetkin, duke ruajtur kështu titujt kampion botë të peshave të rënda. Mbreti i WBO, IBF dhe WBA mbërriti në Wembley surprizisht ime mjekër, por i vendosur për të bërë ndeshjen të tijën. 21 ndeshje si profesionist 20 fitore me KO dhe asnjë humbje për Joshua, por që nuk e frikësoi Povetkin me kartvizitën e tij. Povetkin mund të kishte marrë një fitore spektakolare që në raundin e parë, kur u duk se i shkaktoi Joshuas thyerjen e hundës, por britaniku rimori kontrollin e ndeshjes dhe e mbylli në mënyrë sensacionale, duke e rrëzuar rusin dy herë përpara gongut në raundin e 7. Një duel spektakolar, sepse edhe Povetkin nuk u ndesh për ta fituar ndeshjen me pikë, por kërkoi KO që në fillim. E starti ishte mbresëlënës kur dy goditje të shkurtra e vendosën kampionin në pozita të vështira. Me hundën të gjakosur Anthony Joshua i mjaftoi një raund i shtatë për manual për të shembur dy herë sfidantin, që i duhet dhënë respekt për nivelin e treguar në ring. Kombinimi e majtë e djathtë në dy raste bëri që 90 mijë të pranishmit në Wembley të duartrokasin akoma edhe një herë fenomenin Anthony Joshua. https://www.youtube.com/watch?v=H35A0KWUMrE

Të këshilluara

Fillon Sampdoria-Inter në "Luigi Ferraris"

Fillon Sampdoria-Inter në "Luigi Ferraris". Pas fitores në Champions ndaj Tottenham 2-1, Inter do të kërkojë një tjetër sukses këtë radhë në Serie A ndaj Sampdo...

20:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI