Flash

Video/ Shaqiri paralajmëron Zvezdën: shqiptari protagonist kundër Southampton

Lapsi.al 22 September 2018
Video/ Shaqiri paralajmëron Zvezdën: shqiptari protagonist kundër

Xherdan Shaqiri startoi për herë të parë si titullar me Liverpoolin në Premierligë dhe ishte deciziv në fitoren 3-0 e të Kuqve ndaj Southampton. Shqiptari i Zvicrës goditi portën në minutën e 10, por devijimi i Wesley Hoedt i mori meritat e golit të parë në anfield Road.

Besimi i dhënë nga tekniku Jurgen Klopp ishte motivi më i madh për fantazistin, që është pafat në minutën e fundit të pjesë së parë, por sërisht deciziv në shënimin e golit. Goditja e dënimit e Shaqirit përplaset në shtyllë dhe i jep mundësinë Mohamed Salah të shënojë golin e parë pas tri ndeshjeve.

Një paralajmërim për Crvena Zvezdën në ndeshjen e ardhshme të Champions, me serbët që vazhdojnë provokimet ndaj sulmuesit që bëri simbolin e shqiponjës pas golit të shënuar Serbisë në Botërorin e Rusisë. Me këtë prezantim Shaqiri tregoi se nuk do të mjaftohet me pankinën, por dëshiron të jetë protagonist në fushë. E me atë që u pa kundër Southampton, kualiteti nuk i mungon…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI