Flash

VIDEO/ Gjiganti televiziv, reportazh për shqiptarët dhe Kadarenë

Lapsi.al 22 September 2018
VIDEO/ Gjiganti televiziv, reportazh për shqiptarët dhe Kadarenë

Kanali i njohur televiziv gjermano-francez “ARTE” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ku përmes tij ka prezantuar edhe Shqipërinë.

“Shqipëria, është një vend shumë i lumtur pranë Adriatikut dhe Jonit. Ky vend i vogël ka fshatra të lashta, mesjetare dhe osmane”, - nis rrëfimi i dokumentarit me kohëzgjatje prej 13 minutash.

Gazetarët kanë udhëtuar në disa qytete që kanë shënjuar jetën e Kadaresë duke u ndalur në vendlindjen e tij Gjirokastër.

Ata vizitojnë shtëpinë e tij të lindjes, rrugicat ku ka ecur, banesën në kryeqytet dhe mjaft vende që kanë shoqëruar jetën e njeriut të madh të letrave. Më poshtë do të mund të ndiqni materialin e plotë të përgatitur nga kanali kulturor gjermano-francez “ARTE”. /tema

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI