Flash

Skema mashtruese me TVSH-në, 4 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 22 September 2018
Skema mashtruese me TVSH-në, 4 të arrestuar në Tiranë

Arrestohen katër shtetas të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin.

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "TVSH" të ndërmarrë nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Hetimin Tatimor

Te arrestuarit

- Gëzim Çela, 59 vjeç banues në Tiranë

- Flamur Zoto, 67 vjeç,  banues në Tiranë

- Xhemal Kushova, 58 vjeç, banues në Tiranë

- Ylber Molla, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Mashtrim”

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja " informoi policia e Tiranës

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë për të cilët për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartepërmendur, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”, parashikuar nga nenet  180, 181, 144/a dhe 190 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI