Flash

“Koka” e grupit “Bajri” në arrati? Zv.ministri i Brendshëm: Do arrestohet edhe ai

Lapsi.al 22 September 2018
“Koka” e grupit “Bajri” në arrati? Zv.ministri i

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zbuluar detaje për operacionin “Oaz”, ku u arrestuan 11 persona si pjesë e një bande kriminale, pjesë e së cilës ishte edhe Safet Bajri, i njohur si i “forti” i Shkodrës.

Lamallari tha se operacioni është tërësisht meritë e autoriteteve shqiptare, konkretisht Policisë dhe Prokurorisë. Ai tha se hetimet për ketë grup kanë nisur që prej 6 muajsh dhe ka pasur bashkëpunim me Holandën për identifikimin e pjesëtarëve të grupit.

“Hetimet nisën prej më shumë se 6 muajsh. Ky operacion është një nisme e veçantë e adoptuar në nëntor të vitit 2017,e cila jo vetëm skedoi grupet kriminale, por ky ishte një rezultat i Task Forcës Speciale. Është vënie e drejtësisë në vend për krime që kanë ndodhur edhe vite më parë. Është operacion 100% i autoriteteve shqiptare. Ka pasur përgjime dhe vëzhgim nga ajri me dron. Bashkëpunimi ka qenë me Holandën për lokalizmin e anëtarëve të grupit kriminal”.

Sa i përket Enver Bajrit, i cilësuar “koka” e grupit, i cili është në kërkim dhe pyetjes nëse ka pasur dekonspirim në operacion, Besfort Lamallari u shpreh se hetimet vijojnë dhe do arrestohet edhe ai.

“Është lëshuar një mandat arresti për Enver Bajrin. Nuk mund ta them nese ndodhet jashtë vendit, por hetimet vijojnë që edhe të shpallurit në kërkim të vihen para drejtësisë. Ky grup kriminal ka arrestime dhe dënime të ashpra”.

Ndërsa për ish portierin e Vllaznisë Armir Grima, zv/ministri tha se ai nuk ishte viktimë, pasi trukonte ndeshjet.

“Sa i përket ish-portierit të Vllaznisë, përderisa Prokuroria ka lëshuar masë arresti nuk mendoj se ka qenë viktimë. Zotëria ka qenë konkretisht pjesë e trukimit të ndeshjeve”, - tha Llamari.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI