Flash

Grupi kriminal 'Bajri', mes 11 të arrestuarve dhe ish-kandidati për deputet i PD-së në Shkodër

Lapsi.al 22 September 2018
Grupi kriminal 'Bajri', mes 11 të arrestuarve dhe ish-kandidati

Mes 11 të arrestuarve të grupit kriminal ‘Bajri’ në Shkodër është edhe 44-vjeçari, Armir Grimaj. Në zgjedhjet e vitit 2013 ai ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun Shkodër. Grimaj ishte i 11 në listën e PD-së. Por veç anagazhimit politik ai ka qenë gjithashtu edhe ish-portieri i klubit të futbollit Vllaznia. Mes viteve ’98-2000 ai është aktivizuar gjithashtu me kombëtaren e futbollit në 4 takime. Aktualisht Grimaj drejtonte ekipin kombëtar të femrave në futboll. Operacioni për goditjen e grupit kriminal 'Bajri' u zhvillua gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër, Tiranë e Hollandë. 

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI