Flash

Roberto Carlos së shpejti trajner i Fenerbahçe?

Lapsi.al 21 September 2018
Roberto Carlos së shpejti trajner i Fenerbahçe?

Tre vjet më parë u tërhoq na futbolli i luajtur, por tashmë Roberto Carlos mund të zërë vendin e Phillip Cocu në krye të Fenerbahce. Te ky i fundit ish-mbrojtësi i majtë brazilian ka shpenzuar dy vite (2007-2009) pas largimit nga Real Madrid.

4-1 u mund në fushën e Dinamos së Zagreb në javën e parë të Europa League, Fenerbahçe ka bërë një fillim sezoni larg pritshmërive të tifozëve. Humbja ndaj klubit kroat e ka vendosur Phillip Cocu në telashe.

Edhe pse e mori këtë verë drejtimin e ekipit turk pas pesë sezonesh në krye të PSV Eindhoven, nëse vijojnë rezultatet negative, mund të sjellin largimin e teknikut. Dhe sipas medias turke emri i përfolur për ta zëvendësuar është ai i ish-mbrojtësit brazilian Rberto Carlos.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur në fund të vitit 2015, ish-mbrojtësi i majtë i Seleção ka pasur eksperienca si trajner, duke përfshirë edhe klubet turke: Sivasspor dhe Akhisar Belediyespor.

Të këshilluara

Messi e Icardi "padronët" e Champions

Të dy argjentinas, të dy me talent të pafund e të dy në një garë ku dolën fitues së bashk. Lionel Messi ishte kandidati për të fituar çmimin "Goli më i bukur i ...

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI