Flash

Manchester City, Guardiola: "Lojtarët nuk duhet të kërkojnë falje"

Lapsi.al 21 September 2018
Manchester City, Guardiola: "Lojtarët nuk duhet të

Në një konferencë për shtyp, para takimit mes Cardiff dhe Manchester City në Premier League, të shtunën në orën 16:00, Pep Guardiola ka folur për momentin e ekipit të tij.

Ndeshja e humbur 2-1 me Lyon në Champions: "Lojtarët nuk duhet të kërkojnë falje, pse duhet të kërkojnë falje? Ata vrapuan, luftuan, u përpoqën të ktheheshin, por ky kompeticion ndëshkon gabimet që bëni. Ne bëmë shumë gabime dhe ata na dënuan. Por nuk duhej të kërkonin falje, ata dhanë maksimumin".

Kthimi i De Bruyne: "Kam folur me mjekët dhe më thonë se është në rregull, por unë nuk e di. Do të shohim. E rëndësishme është që kur të kthehet, do të jetë në formën optimale".

Për Benjamin Mendy: "Ai është ende i dëmtuar, ka një problem me kockën e këmbës".

Zgjatja e kontratës së Aguero: "Ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin, nuk e di nëse do të përfundojë karrierën e tij këtu, por është mirë që zgjodhi të qëndrojë me ne. Nuk e binda, vendosi vetë. Lojtarë si ai, Vincent [Kompany], Davidi [Silva] vendosin dhe e tregojnë çdo ditë në seancën stërvitore angazhimin e tyre. Unë e vlerësoj shumë këtë, kështu që faleminderit dhe jam shumë i lumtur që ai do të qëndrojë 10 vjet në klub ".

Të këshilluara

Messi e Icardi "padronët" e Champions

Të dy argjentinas, të dy me talent të pafund e të dy në një garë ku dolën fitues së bashk. Lionel Messi ishte kandidati për të fituar çmimin "Goli më i bukur i ...

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI