Flash

Arrestohet në Tiranë "i forti" i Shkodrës, Safet Bajri

Lapsi.al 21 September 2018
Arrestohet në Tiranë "i forti" i Shkodrës, Safet Bajri

Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.

Sipas TV Klan arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.

Lajmi konfirmohet për tvklan.al nga burime të Prokurorisë dhe të Policisë. Së bashku me Bajrin, në polici është shoqëruar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Safet Bajri (Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge, ndërsa mediat atje e kanë konsideruar si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Ai është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Rustemin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 Shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

15 ditë më parë, (më 6 Shtator), në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë për mediat shqiptare, Bajri deklaroi se ishte larguar drejt Belgjikës për të kërkuar azil politik, kërkesë e cila i ishte refuzuar dhe mohoi akuzat që rëndojnë mbi të në shtetin belg.

Ai tha se herën e parë ishte arrestuar gjatë kohës që punonte si roje në të zezë në një lokal, kur policia bastisi vendin dhe arrestoi pronarin sëbashku me stafin.

Bajri pretendoi në intervistë se autoritetet belge kishin falsifikuar dosjen duke e shndërruar atë në kreun e një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucioni./tvklan.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI