Flash

Juventus, United e Milan "me gisht në gojë", Tare konfirmon rinovimet e Immobile e Milinkovic Savic,

Lapsi.al 21 September 2018
Juventus, United e Milan "me gisht në gojë", Tare konfirmon

Në kampin e Lazios gjithcka vërtitet rreth rinovimeve të rëndësishme me Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka sqaruar strategjinë e klubit për të mbajtur dy pedinat e rëndëishme edhe në të ardhmen. “Është çështje ditësh që Immobile dhe Milinkovic-Savic të rinovojnë. Akordi është arritur prej kohësh dhe mendoj se do të finalizohet javën e ardhshme”, tregoi Tare.

Një goditje për gjigantët Europës, Manchester United, Juventus e Milan që u interesuan shumë për serbin në merkaton e verës. Në anën tjetër Immobile vazhdon të shënojë për Lazion: 9 gola në 10 ndeshjet e fundit të Europa League. Sulmuesi shënoi 29 gola në 33 ndeshjet e Serie A sezonin e kaluar, duke qenë një nga lojtarët më produktiv në Itali.

Në kampionat ndoshta gjërat nuk kanë shkuar mirë për Lazion, por në Europa League skuadra u shpreh në nivele të larta, edhe pse tekniku Inzaghi kishte aplikuar ndryshime të mëdha në formacion. Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare është i bindur se Lazio do të bëjë një sezon të madh.

"Jemi në një pozicion të pazakontë, vitet e kaluara kemi qenë surpriza ndërsa këtë vit kemi deklaruar se duam të jemi protagonistë. Kemi hasur vështirësi, por duhet patur parasysh se kemi luajtur kundër Napoli e Juventus. Jam i bindur se do të bëjmë një sezon të madh", përfundoi shqiptari.

Të këshilluara

Video/ Higuain nxjerr Milan nga telashet

Po rezultonte shumë më e vështirë se sa parashikohej transferta e Milan në Luksemburg, përballë Dudelanzhe. Praktikisht për një orë loje vendasit kanë rezistuar...

22:26

Video/ Arsenal po e kthen në goleadë

Nuk ndalet Arsenal në shtëpi dhe shënon edhe golin e tretë 6 minuta pas të dytit. Kundër Vorsklas Topcinjtë po e shndërrojnë në goleadë dhe realizojnë përsëri n...

22:21

Video/ Welbeck vendos sigurinë për Arsenal

Arsenal shënon edhe golin e dytë në Emirates përballë Vorskla në ndeshjen e parë të grupit E në Europa League. Welbeck ka shënuar golin e sigurisë në minutën e ...

22:12

Video/ Willian i jep avantazhin Chelsea

Në Selanik Chelsea ka nevojë vetëm për 7 minuta për të kaluar në avantazh. PAOK nuk mund të bëntë asgjë përballë lojës së shpejtë të bluve të Sarrit, që vendosi...

19:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI