Flash

Skandal me tenderat e ilaçeve, furtunë arrestimesh në spitalin e Shkodrës

Lapsi.al 20 September 2018
Skandal me tenderat e ilaçeve, furtunë arrestimesh në spitalin

Furtunë arrestimesh në spitalin rajonal të Shkodrës. 7 persona kanë rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre mjekë, infermierë, farmacistë dhe drejtues spitali, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ekzekutimi i masave të arrestit ndaj tyre u bë pas një hetimi dy mujor të prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë.

Konkretisht:

1-Arrest me burg si dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Përparim Cela, mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

2-Arrest me burg dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur në kërkim)

3-Arrest me burg dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Luan Dragusha, mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

4-Arrest shtëpie dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Karmen Kaculini, farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)

5-Arrest me burg dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Renato Kepi, infermier të hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)

6-Arrest me burg dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për E.S, mjek (shpallur në kërkim)

7-Arrest në shtëpi dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)

8-Arrest shtëpie dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)

9-Arrest shtëpie dhe  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).

Akuza ndaj tyre lidhet me tenderin e ilaçeve

Sipas prokurorisë, personat e më sipërm në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës.

"Këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume të madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale të kardikirurgjisë etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka".

Nga verifikimet e kryera të Prokurorisë, "rezulton se për vitin  2016 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë,  me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera".

Por organi i akuzës thotë se "ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera ka blerë. Për këtë periudhë kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Pra, në fund të vitit 2016, në magazinën, farmacinë  e spitalit ka pasur një gjendje stendash, 397 stenda të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017, e shume vite të tjera".

Për vitin  2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 23 171 853 lekësh përfshirë këtu edhe kontrata për mirëmbajtjen e materialeve të blera.

Planifikimet dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stenda janë bërë duke mos patur parasysh gjëndjen e stokut, afatin e tyre të skadencës së materialeve, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.

Prokuroria thotë se "shtetasit Edi Smajli, Renato Kepi, Juljana Zhuri, Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit), rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017, që përcakton rregullat e marrjes në dorëzim në lidhje me datën e skadencës, konkretisht “Data e skadencës në ditën e lëvrimit të mallit, duhet të jetë sa 2/3 e kohës ndërmjet datës së prodhimit dhe asaj të skadencës”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI