Flash

Rama nervozohet nga gazetarët: Nëse zgjedhjet bëhen sot...

Lapsi.al 20 September 2018
Rama nervozohet nga gazetarët: Nëse zgjedhjet bëhen sot...

Me tone të larta, kryeministri Edi Rama ka sfiduar gazetarët dhe shqiptarët se nëse zgjedhjet zhvillohen në këto momente, PS do të fitojë thellë.

“Nëse zgjedhjet bëhen sot ne marrim më shumë mandate se sa kemi sot” – tha Rama në emisionin “Opinion” të kësaj të enjteje.

Rama citoi edhe ish-kryeministrin Berisha që “me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot në pushtet”, por harroi të shtonte edhe pjesën tjetër “sepse Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit”.

Pjesa e fundit e emisionit ka qenë mjaft e tensionuar pasi Ramës i kanë kujtuar deputetët e prekur nga dekriminalizimi për të cilët ai tha se nuk mbante asnjë përgjegjësi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI