Flash

Konflikt në dhomat e zhveshjes pas humbjes me Skënderbeun? Ilir Daja e mohon

Lapsi.al 20 September 2018
Konflikt në dhomat e zhveshjes pas humbjes me Skënderbeun? Ilir Daja e

Ambjenti në Vlorë është turbulluar disi pas humbjes në sfidën direkte me Skënderbeun, ku pas ndeshjes u përfol për acarime mes lojtarëve apo tone të ashpra në analizë. Në fakt nuk ishte nga ato humbje që kalojnë lehtë, për vetë pozicionin e skuadrave dhe madje edhe në pamjet filmike tekniku i Flamurtarit Ilir Daja është parë të mos aprovonte vendosjen e brazilianit Alves në shënimin e golit të parë të Krasniqit.

Tekniku megjithatë ka mohuar të ketë pasur kontradikta mes lojtarëve pas humbjes me Skënderbeun. Në konferencën për shtyp Daja është shprehur se situata është krejt ndryshe nga sa është referuar…

"Sigurisht që ka patur analizë, si pas cdo ndeshje tjetër - ka thënë trajneri kuqezi në vigjilje të ndeshjes me Partizanin, për javën e pestë të Superiores. Madje kemi qenë të qetë dhe askush nuk është përjekur të gjejë një fajtor".

Në fakt, nuk ka shumë kohë për të menduar atë cfarë iku, sepse vetëm tre ditë pas humbjes me Skënderbeun, Flamurtari duhet të luajë një tjetër sfidë delikate, atë përballë Partizanit. Në disfavor të vlonjatëve është fakti se kanë më pak kohë për tu përgatitur dhe për të rikuperuar energji, duke qenë se luajtën të hënën dhe do të zbresin në fushë sërisht të premten.

Të këshilluara

VIDEO / Isco ndëshkon Romën

Isco ka shënuar nga goditja e lirë golin e avantazhit për Real Madrid në minutën e 45'. 1-0 udhëheq Real në Santiago Bernabeu. https://cdnja.r.worldssl.net/m...

21:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI