Flash

Basha: Si shpëton Tahiri pas lëvizjeve të Arta Markut në prokurori

Lapsi.al 20 September 2018
Basha: Si shpëton Tahiri pas lëvizjeve të Arta Markut në

Këtë të enjte Prokurorja e Përgjithshme me mandat të përkohshëm bëri një nga lëvizjet më të forta të kohëve të fundit në organin e akuzës. Ajo vendosi të nisë një hetim disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan të bëhen pjesë e shortit për marrjen e dosjes së Emiliano Shullazit.

3 prej këtyre prokurorëve janë transferuar në rrethe. Mes tyre është edhe ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj i cili duhet të nisë punën në Pogradec. Por kjo lëvizje sipas kryetarit të Partisë Demokratike ka një tjetër qëllim pasi lidhet me dosjen ndaj Saimir Tahirit të cilën e ka në dorë pikërisht Hadarmataj. Ai duhet ta dorëzojë tashmë këtë dosje pas largimit nga Krimet e Rënda.

“Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon” – shkruan Basha në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjermania po na merr edhe berberët

Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar. Për të prekur ëndrrën gjermane jo domosdoshmërish duhet të jesh mjek ose infermier, pasi ...

20:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI