Flash

Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 punonjës të administratës, kallëzon 8 të tjerë

Lapsi.al 19 September 2018
Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 punonjës të administratës,

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi në një dalje për mediat rezultatet e task-forcës Antikorrupsion.

Gjonaj tha se nga kontrollet e kryera në disa institucione qëndrore dhe degët e tyre janë rekomanduar 60 masa disiplinore, prej tyre 9 largime nga puna dhe 8 kallzime penale.

"Task-forca Antikorrupsion ka vijuar verifikimin e denoncimit të qytetarëve dhe kontrollin e ligjshmërisë në shërbimin për qytetarët. Ka ushtruar kontroll në disa institucione qëndrore dhe degët e tyre. Bazuar në raportet e inspektimeve të Task-Forcës Antikorrupsion janë rekomanduar gjithësej 60 masa disiplinore dhe 8 kallzime penale për drejtues,ish-drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshem të administratës shtetërore. Institucionet përgjegjëse kanë zbatuar rekomandimet duke marrë 60 masa displinore, 9 prej tyre largime nga puna." - tha Gjonaj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI