Flash

Portieri më i pathyeshëm në kampionatet më të mira Europiane është ...ai i Spal

Lapsi.al 19 September 2018
Portieri më i pathyeshëm në kampionatet më të mira

Nga rezervë në titullar i pazëvendësueshëm që po ngjit lart Spal. Moment për të mos u harruar për Alfred Gomis, portier që po rezulton një saracineskë e vërtetë në javët e para të Serie A. Senegalezi në fakt është i vetmi portier në pesë kampionatet më të rëndësishëm në kontinent që e ka ruajtur portën të paprekur për tre ndeshje, duke pësuar vetëm një gol nga N'Koulou në humbjen e pësuar në Torino.

I mbërritur tek Spal në verën e 2017, pas huazimeve tek Salernitana, Bologna, Cesena e Avellino, portieri i datëlindjes '93 ka gjetur skuadrën e duhur për të tentuar shpërthimin. Pas në hierarkitë e teknikut Semplici në verë, sidomos pas ardhjes nga Torino e Milinkovic-Savic, senegalezi ka shfrytëzuar rastin e dëmtimit të serbit. Tani Gomis me pritjet e tij po e ndihmon Spal të bëjë pikë e të jetojë ëndërrën e vendit të dytë në kampionat, që nuk i ndodhte që nga 1962.

Të këshilluara

Video/ Në Anfield i pari shënon Liverpool

Kryendeshja e mbrëmjes së parë të Champions hapet nga një gol i Sturridge. Sulmuesi ka shënuar në minutën e 30, duke kaluar në avantazh Liverpool, përballë Pari...

21:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI