Flash

Hidhet në erë edhe pankina e Kostic: 4 javë, 4 të shkarkuar e rrezikon edhe Plori

Lapsi.al 19 September 2018
Hidhet në erë edhe pankina e Kostic: 4 javë, 4 të shkarkuar

Milos Kostic nuk do të jetë më trajneri i Luftëtarit, pas katër humbjeve të pësura në katër ndeshje. Ishte në ajër në fakt divorci mes teknikut slloven dhe klubit gjirokastrit, që pasi luajti në Europa League në qershor e sheh veten në zonën e rënies nga Kategoria, tre muaj më pas.

Drejtuesit e klubit të Luftëtarit kanë bërë të ditur se palët janë ndarë me mirëkuptim, duke qenë se skuadra nuk po arrinte të shprehej në fushë si donte trajneri. "Kostic dhe Luftëtari menduan për të mirën e skuadrës dhe me mirëkuptim vendosën të ndërpresin bashkëpunimin. Jemi në negociata për njeriun që do të drejtojë skuadrën për pjesën tjetër të sezonit", ka bërë të ditur zëdhënësi i klubit, Rigels Malile.

Nuk mbahet mend start më i keq për gjirokastritët, që në katër javët e para të kampionatit nuk kanë marrë asnjë pikë. Krizë e plotë për bluezinjtë e që jo vetëm mbyllin renditjen me 0 pikë, por kanë shënuar vetëm dy gola (nga të cilët një autogol) dhe kanë pësuar 7: shifra që nuk mund ta mbanin ende trajnerin në detyrë.

Pas Devollit, slloveni bëhet kështu trajneri i dytë i Superiores që humb postin në vetëm katër javë kampionat e në rrezik është edhe tekniku i Kastriotit, Elvis Plori: tre humbjet rradhazi e kanë zbritur skuadrën krutane në zonën e ftohtë të renditjes.

Ishte natyrisht një nga skuadrat e kuotuara në luftën për mbijetesë, por debutimi surprizues me fitoren në transfertën e Luftëtarit, iluzionoi jo pak se skuadra e Elvis Plorit mund të bënte një kampionat ndryshe. Kalendari i disfavorshëm është një nga arsyet e këtij momenti: skuadra që erdhi nga Kategoria e Parë priti në shtëpi Skënderbeun e pastaj luajti dy transferta me Partizanin dhe Kamzën. Tre transferta në 4 ndeshjet e para nuk është dicka preferenciale, por as alibi, ndaj dhe një tjetër hap fals mund të shkaktojë një tjetër të larguar, në këtë start drastik sezoni për trajnerët.

Nëse do të marrim në konsideratë edhe Kategorinë e Parë, të shkarkuarit bëhen katër, vetëm se këtu situata është edhe më emergjente Gersi Arbri dhe Eriol Merxha i kanë humbur pankinat në vetëm dy javë kampionat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI