Flash

Aksidenti në Librazhd, i mbijetuari tregon momentet e tmerrit, akoma nuk e di se i vdiq kushëriri

Lapsi.al 19 September 2018
Aksidenti në Librazhd,  i mbijetuari tregon momentet e tmerrit, akoma nuk e

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Librazhd, ku një person gjeti vdekjen, ndërkohë mbeti i plagosur një tjetër. Pas aksidenti ka folur nga spitali i plagosuri. Ai është shprehur se kushëriri i tij ishte pak shpejt dhe doli nga rruga.

“Kushëriri ishte pak me shpejtësi. Por e humbi situatën papritur dhe makina doli nga rruga. Është mirë në dhomën tjetër”. Kështu deklaron i mbijetuari i aksidentit të sotëm në Mallakastër, kushëri i të cilit fatkeqësisht ndërroi jetë. Ai nuk e di ende se djali i xhaxhait, Pajtim Zotaj, që drejtonte edhe mjetin, humbi jetën.

“Kam dhimbje, u vrava pasi makina u trondit shumë. Unë kisha hallin e kushëririt, ai hallin tim. Kushëriri ishte pak me shpejtësi, por jo shumë. Nuk u përplasëm me asnjë makinë, dolëm nga rruga. Unë u përplasa në trup, kurse ai tjetri se di ca ka. Kushëriri është në dhomën tjetër, është më mirë. Do iknim në Ballsh. Por për momentin kushëriri e humbi dhe makina doli nga rruga”, - tha i plagosuri.

Aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës. Një makinë tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë humbi jetën shoferi.

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI