Flash

5 shenjat te femra që tradhton partnerin e saj

Lapsi.al 19 September 2018
5 shenjat te femra që tradhton partnerin e saj

Shumë është shkruar për atë se si të vërehet mashkulli tradhtar. Dhe, të jemi të sinqertë, meshkujt tradhtarë dallohen mjaft kollaj. Por, si mund ta kuptoni kur një femër është duke e tradhtuar partnerin?

Shenjat zakonisht janë më diskrete dhe të rrënjosura në një nevojë për të ndryshuar brenda lidhjes aktuale.

Ndonëse meshkujt tradhtojnë për shkak të epshit seksual, femrat kanë tendenca të tradhtojnë atëherë kur partneri aktual nuk është duke i trajtuar siç duhet.

Nuk ndalen grindjet

Nëse vëreni se zonja juaj së fundmi ka filluar të grindet më shpesh me ju, atëherë kjo mund të jetë shenjë se është duke ju tradhtuar. Ka shumë arsye se përse ajo mund të veprojë kështu, duke përfshirë arsyen se mund ta bëjë këtë thjesht për ta përfunduar lidhjen, dëshiron ta ndryshojë lidhjen në mënyrë që ta jap maksimumin e saj për këtë lidhje, ose thjesht është e frustruar nga tradhtia.

Është shfaqur “një shoqe” e re në skenë

Keni vërejtur se partnerja së fundmi ka filluar të del shpesh me një shoqe të re? Nëse kjo shoqe është shfaqur papritmas dhe e dashura juaj nuk mund të ndalet së shkëmbyeri mesazhe dhe duke dalë me të, atëherë ‘shoqja’ mund të jetë personi me të cilin po ju tradhton.

Është fiksuar pas orarit tuaj

A ka filluar e dashura juaj së fundmi të shfaq interes në aktivitetet ditore që i keni? Mund t’ju duket si asgjë, por njëkohësisht mund të jetë shenjë se ajo është duke u përpjekur ta gjejë hapësirën e përshtatshme për t’u takuar me partnerin e ri.

Një varësi e papritur me telefonin e saj

Nëse keni vërejtur se partnerja më nuk e lë telefonin e saj në çdo vend të shtëpisë dhe vazhdimisht i kushton kujdes, atëherë ajo mund të jetë duke fshehur diçka.

Seksi po shuhet…

Nëse partnerja ka humbur krejtësisht interesin seksual për ju, pa pasur ndonjë arsye për ta shpjeguar, atëherë ajo thjesht nuk e imagjinon më veten duke bërë seks me ty, por vetëm me tjetrin. /Telegrafi/

Të këshilluara

Studim:Vera dhe çokollata ju zgjasin jetën

Sipas një studimi të fundit, një dietë e thjeshtë ushqimesh e pijesh lufton inflamacionet dhe ul dukshëm rreziqet për probleme të parakoheshme me shëndetin me g...

14:58

Regjistrimet vazhdojnë në Dermolife Academy

Dëshiron të ndërtosh një rrugë profesionale të sigurt dhe në rritje? Dëshiron të shndërrosh pasionin tënd për estetikën në profesionin tënd të ardhshëm? Për ty ...

11:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI