Flash

Zbulohet turisti i parë që do të shkojë në Hënë (FOTO)

Lapsi.al 18 September 2018
Zbulohet turisti i parë që do të shkojë në

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

“Unë zgjedh të shkoj në Hënë”, tha miliarderi japonez Yusaku Maezawa, 42 vjeç. Ai pritet të niset nga Rocket Big Falcon (BFR), një sistem nisjeje që u zbulua nga Musk në vitin 2016.

Misioni, i cili aktualisht është planifikuar për vitin 2023, do të shënojë vizitën e parë në Hënë nga njerëzit që nga Apollo 17 e NASA-s në vitin 1972. Njoftimi është bërë në selinë qendrore të SpaceX në Hawthorne, Kalifornia, të martën.

Kompania tha se fluturimi përfaqësonte “një hap të rëndësishëm për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë”. Më parë në Twitter, Musk kishte lënë të kuptohet se pasagjeri do të ishte nga Japonia.

Vetëm 24 njerëz kanë vizituar Hënën, të gjithë amerikanë. Disa nga misionet e Apollo-s orbituan në Hënë pa u ulur në të. Megjithatë, ky udhëtim do të mbështetet në një raketë që ende nuk është ndërtuar dhe Musk ka thënë: “Nuk është 100% e sigurt nëse do ta realizojmë këtë fluturim”. 

Të këshilluara

Studim:Vera dhe çokollata ju zgjasin jetën

Sipas një studimi të fundit, një dietë e thjeshtë ushqimesh e pijesh lufton inflamacionet dhe ul dukshëm rreziqet për probleme të parakoheshme me shëndetin me g...

14:58

Regjistrimet vazhdojnë në Dermolife Academy

Dëshiron të ndërtosh një rrugë profesionale të sigurt dhe në rritje? Dëshiron të shndërrosh pasionin tënd për estetikën në profesionin tënd të ardhshëm? Për ty ...

11:05

4 shenjat se ai ju tradhton

Dyshoni për besnikërinë e partnerit? Sjellja e tij ju ka ngjallur dyshime? Keni përshtypjen se po ju lë pas dore, nuk ju kushton kohë dhe mund të ketë ndonjë tj...

23:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI