Flash

'Thyej qafën, dil jashtë', plas në emision live, Panajot Barka braktis studion pas sherrit me Ngjelën (Video)

Lapsi.al 18 September 2018
'Thyej qafën, dil jashtë', plas në emision live,

Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në studion e "360 Gradë" në Ora News në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Ngjela: Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?!

Barka: O Zheji...

Ngjela: Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.

Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë.

Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose...

Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë.

Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gram.

Ndiqni videon minuta: 02:08.00

https://www.youtube.com/watch?v=ssKCbAty8Dk

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Policisë Bashkiake. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk rap...

22:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI