Flash

Shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm, BE 6.3 mln euro për të rritur furnizimin dhe riciklimin

Lapsi.al 18 September 2018
Shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm, BE 6.3

Në fillimi të këtij viti uji u rit me 44%, por mesa duket shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm. Edhe pse një fakt i rëndë ky që nuk u pranua drejtpërsëdrejti nga të pranishmit në një takim me përfaqësues të BE, gjithsesi u tha se ky sektor ka nevojë imediate për reformim.

Tema kryesore e këtij takimi ishte projekti i BE-së për të siguruar ujë të pijshëm dhe për të rritur riciklimin e tij. Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Senida Medi tha se do të nisin aksionet konkrete për ujë të pijshëm në të gjithë territorin e vendit.

“Është koha që të japim shembull konkret dhe me aksione konkrete të adresojmë një çështje të tillë kaq jetike. Toka, ajri dhe uji nuk janë një trashëgimi nga etërit tanë, në fakt na është dhënë me kredi që t'ia kalojmë fëmijëve tanë.” – tha Mesi.

Nga ana tjetër, bashkëfinancuese e këtij projekti me vlerën 6.3 mln euro është edhe qeveria gjermane. Për këtë çështja foli ambasadorja gjermane e cila tha se po punohet që Shqipëria të furnizohet me ujë të pijshëm.

“Bashkërisht po punojmë që Shqipëria të furnizohet me ujë të pijshëm. Gjermania, përveç ndihmës financiare në këtë projekt, do ta ndihmojë Shqipërinë edhe me eksperiencën e saj teknike.” – tha ambasadorja gjermane. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI