Flash

Sherri me armë zjarri në Tiranë, shoqërohet në polici pronari i lokalit të basteve (Emri)

Lapsi.al 18 September 2018
Sherri me armë zjarri në Tiranë, shoqërohet në polici

Pronari i një lokali bastesh është shoqëruar nga policia pas ngjarjes së ndodhur sot në rrugën “Shefqet Musaraj” ku u qëllua me armë zjarri.

Policia e Tiranës deklaron zyrtarisht se sonte rreth orës 21:10, në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”, shtetasi Laert Hita, rreth 35 vjeç (pronari i lokalit) për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat fatmirësht nuk ka persona të lënduar. Pronari i lokalit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personit tjetër të përfshirë në konflikt.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Policisë Bashkiake. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk rap...

22:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI