Flash

Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Lapsi.al 18 September 2018
Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Ka paur një shprehje të famshme në një nga filmat shqiptarë të Socrealizmit: "Ha diku një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjell tërë jetën". Këtë t'a kujton sot një nga korifenjtë e kinemasë së atyre viteve Robert Ndrenika, i cili vazhdon të "vjellë" për temën e Teatrit Kombëtar, për të cilën së paku duhet të kishte mirësinë të heshtëte. Pasi e kishte quajtur teatrin "Jeruzalemi i tij", që kryqëzatat Rama, Veliaj, Fusha donin ta mbysnin, pasi deklaroi se atë do të arrinin ta bënin vetëm duke kaluar mbi trupin e tij, Robert Ndrenika, e drodhi pak. Ai doli me idenë se teatri duhej shembur, se për kullat që do ngriheshin nuk i interesonte, se mbështeste tetarin e ri dhe bishte besim tek "besa e shqiptarit" që i kishte dhënë Veliaj.

Deri këtu nuk ka sagjë të keqe. "Vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim" thonë francezët. "Sidomos kur kanë edhe ndonjë përfitim"- i kanë shtuar shqiptarët.

Por me sa duket "ky ndryshim mendimi" po e torturon aktorin e madh i cilin nuk rresht së foluri pro njeriut i cili e bëri të dredhojë mendje. Duke parë shkollën Kosova, e cila për hir të së vërtetës është një shembull se si duhet të sillemi me Tiranën, Ndrenika nuk ka duruar dot më dhe ka uruar që kështu të ndodhe edhe me tatrin.

Ai i ka uruar "Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “KOSOVA”. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë “Krahasimi është pjesë e jetës” shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika.

Dhe megjithëse mes dy krahasimeve nuk ka asnjë ngjashmëri, shkolla Kosova u rindërtua për të mos i lënë vend ngritjes së kullave, kurse teatri po shembet për tu lërtësuar ato, ndrenika nuk rri dot pa folur. Ashtu siç bën vazhdimisht që kur ka gëlltitur atë lugën e çorbës së prishur e cila e bëri t'a dorëzojë "Jeruzalemin" tek kryqëzatat.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI