Flash

VIDEO/ Shoferi i dehur hyn në semafor me të kuqe dhe përplas motorrin

Lapsi.al 17 September 2018
VIDEO/ Shoferi i dehur hyn në semafor me të kuqe dhe përplas

Pamjet filmike të një 37 vjeçari të dehur, që nuk respektoi semaforin, megjithëse ishte ndezur sinjali i kuq për të ndaluar, është publikuar nga policia. Në video dallohet që mjeti hyn në kryqëzim dhe përplas një motorr. Më pas mjeti largohet pa i dhënë ndihmën e parë drejtuesit të motorit. Policia sqaroi se ka ndaluar 37 vjeçarin me inicialet A.N, i cili rezultoi i dehur në masën 0.83 mg/l. Drejtuesit të mjetit iu pezullua leja e drejtimit.

Video më poshtë:

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/09/Aksidenti-ne-Tirane.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI