Flash

VIDEO/ Rama, Veliaj dhe Nikolla mbajnë miting në mes të oborrit të shkollës "Kosova"

Lapsi.al 17 September 2018
VIDEO/ Rama, Veliaj dhe Nikolla mbajnë miting në mes të oborrit

Në ditën e parë të shkollës, fëmijët zakonisht janë të emocionuar. Mendjen e kanë tek takimi me shoqen apo shokun e ngushtë pas pushimeve, përzgjedhja e bangës ku do të ulen, klasa e re, librat, takimi i shumëpritur me mësuesen, urimet për të, dhurimi i luleve e detaje të tjera si këto. Duhet të kishte qenë njësoj edhe për fëmijët e shkollës "Kosova", që këtë vit u inaugurua në Tiranë, sikur Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj të mos kishin organizuar një miting mu në mes të oborrit të shkollës.

Para tyre kishin bërë një turmë prindërish, fëmijësh dhe mësuesesh, për t'i folur për aktivitetin që u transmetua live deri në orën 10:00 në të gjitha mediat.

Normalisht mësimi duhet të fillonte në orën 08:00, por ora ishtë duke shkuar 09:45 minuta, kur në oborrin e shkollës, mes brohorimave të të miturve, që bërtisnin duke luajtur, Edi Rama foli për planet e pronarëve të tokës dhe të firmës që kishte hedhur Lulzim Basha për të ndërtuar pallat në truallin, ku sot ngrihet shkolla.

I njëjti që dikur akuzonte kundërshtarët e tij politikë se mbanin fjalime politike para fëmijëve nëpër shkolla, sot bëri të njëjtën gjë, duke iu treguar fëmijëve planet djallëzore të Lulzim Bashës për të ndërtuar një pallat, aty ku Lali Eri sot iu "dhuroi" një shkollë.

Nuk dihet pse, Lindita Nikolla u shfaq e mallëngjyer dhe e prekur në oborrin e shkollës. Me një zë të dhembshur tha disa fjalë mbi rëndësinë e pasionit dhe përkushtimit të stafit pedagogjik dhe se sa pak ndikojnë muret e reja në edukimin e fëmijëve. Pas saj, fjalën e mori Erion Veliaj, që spikati me komplimentat dhe elozhe për atë që e quajti "kryeministri më i paparë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria".

Ndërkohë, qw kwta tw tre pwrswrisnin tw njwjtat fjalime boshe qw mund t'ia dwgjosh nw çdo orw tw ditws nw çdo media, regjia e kryeministrisë, ndwrhynte herw pas here duke transmetuar pamjet e disa prej fëmijëve që ishin mbyllur në klasa dhe bashkë me mësuesit qëndronin si dekor dhe figurantw për t'i dhënë më shumë ngjyra kësaj shfaqjeje bajate dhe të dalë boje, të cilën mund t'ia kishin kursyer në ditën e parë të shkollës fëmijëve . Video më poshtë:

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/371011306774228/

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI