Flash

VIDEO/ “Lule Velo partizani” në shkollë, Majko: Ku është problemi këtu?

Lapsi.al 17 September 2018
VIDEO/ “Lule Velo partizani” në shkollë, Majko: Ku

Ishte i pari deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj që postoi një video nga dita e parë në shkollën “Misto Mame” në kryeqytet ku ishte vendosur në sfond kënga “Lule Velo partizani”.

“Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit në Shqipëri, dita e parë e shkollës së fëmijëve fillon me këtë këngë partizane” – shkroi Alibeaj.

Një reagim për këtë ka bërë ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka cilësuar sulmin si të kotë pasi kënga nuk fyen askënd.

“Opozita sot ka protestuar pse është dëgjuar në ambientet e një shkolle "kënga e partizanit të vogël Velo"… Kjo është për të qeshur dhe për të ardhur keq. Çfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?!” – shkruan Majko ndër të tjera.

“Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës. Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ja u pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizëm jo komunizëm. Komunizmin nuk ja u sollën partizanët 14-vjeçar. Shikoni sa ish-partizanë janë burgosur gjatë komunizmit dhe pastaj protestoni. E djathta sot është në opozitë jo nga kënga që ju këndojnë kundërshtarët por nga padija për të kënduar një këngë të vetën… Sigurisht” – e mbyll Majko. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI