Flash

Sjellësit e mynxyrës numërojnë superbiznesmenët, jo shkollat që mbyllen

Lapsi.al 17 September 2018
Sjellësit e mynxyrës numërojnë superbiznesmenët, jo

Janë mbyllur 150 shkolla?

Apo 133?

Po ç’rëndësi ka saktësimi i numrit?

Edhe sikur vetëm 10 shkolla të jenë mbyllur ky fakt është i mynxyrshëm si sinjal.

Prandaj autorët nuk po i quaj ‘sjellës të fatkeqësisë’, simbas tregimit të shkrimtarit tonë, por saktësisht sjellës të mynxyrës. Dhe nuk mund të shkapërcehet sinjali i mynxyrshëm si ‘lajm’ i rëndomtë.

Përligjjet me ‘cilësi’, ‘kushte’, ‘rrethana’ etj. nuk pijnë ujë. Shoqëria shqiptare ka përjetuar kushte edhe më të vështira, rrethana edhe më të pafavorshme, dhe sinjale mynxyre të tillë – me mbyllje shkollash në masë – nuk shënoi ndonjëherë. Transmetimi i dijeve: ai ka pasur dhe ka rëndësi, ai është ‘cilësia’.

Superbiznesmenë që të thyejnë kokën me pará?

Le të ketë të tillë sa të dojë një shoqëri. Intelektualë me arritje të mëdha?

Nuk mjaftojnë.

Sepse asnjë vlerë nuk mund të ketë një numër individësh, të pasur nga xhepat ose nga mendjet, që ngrihen mbi një shumicë individësh të cilët detyrohen të braktisin klasat ku merret dija ose të cilëve u mungojnë mundësitë për të nxënë dije, që do të thotë thjesht për të qenë ‘nxënës’.

Si dhe asnjë shtresë e hollë dhe sqimatare intelektualësh nuk mund ta maskojë e ta fshehë perspektivën e padijes obskure që rrezikon breza të sapoardhur.

Ajo kastë qeverisëse që shkatërron shkollën publike nuk e bën kurrë vetëm për punë parash, kinse ngaqë burimet mungojnë ose kostot janë të larta, - e ka saktësuar këtë një mendje më e zgjuar nga imja, -prandaj një vend në të cilin shkatërrohet arsimi do të thotë që qeveriset tanimë nga ata që prej përhapjes së dijes kanë frikë. Sepse prej përhapjes së dijes ata vetëm humbja i pret.

Nga Facebook i Aurel Plasarit

Të këshilluara

Shqiptarët dhe Trauma e Kufirit

Po e nisi këtë tekst nga një premisë e psikanalizës së Frojdit. E gjithë jeta e njeriut, thotë Frojdi, është njëlloj ballafaqimi me simptomat e traumave të fëmi...

18:20

Tre herë jo aventurave të Thaçit

Nga Arbër Zaimi Dikush argumenton: meqenëse kufiri mes Kosovës e Serbisë është rezultat i disa padrejtësive historike dhe i disa planeve shoviniste, atëherë ...

14:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI