Flash

Real Madrid, përforcime 100 milionë euro për...pankinën

Lapsi.al 17 September 2018
Real Madrid, përforcime 100 milionë euro për...pankinën

Një verë e trazuar ajo që kaloi për Real Madrid: largimi i Cristiano Ronaldos e "mbrojtja" e vështirë e Modric pas ndërhyrjes së Inter e destabilizuan të gjithë ambjentin merengues. Humbja në Superkupën e Europës ndaj rivalëve të Atletico Madrid nuk kontribuoi për të përmirësuar klimën. Merkato u bë e vështirë, po të kesh parasysh se emri që duhej zëvendësuar ishte ai i portugezit.

Shtypi spanjoll në këtë pikë hodhi vështrimin tek blerjet e reja, që nuk kanë zbritur akoma në fushë, në 5 ndeshjet e luajtura deri tani. Odriozola, Vinicius Jr. e Mariano janë paguar në total 97 milionë euro. Vetëm Courtois (titullar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit) po provon të marrë një rol prej protagonisti.

Lopetegui lëvizi qiell e tokë për ti marrë Olympique Lione sulmuesin spanjoll Mariano Díaz Mejía. Dëshironte një numër “9” dhe ai arriti, duhej të ishte garancia për ti dhënë frymëmarrje Benzema në momentet e ndeshjes kur duhej shpejtësia. E në fakt, Mariano u rikthye në Madrid duke shpresuar se do të kishte një rol më të rëndësishëm, se 302 minutat e sezonit 2016-17.

Rastet e Odriozola (22 vjec) e Vinicius (18) analizohen ndryshe, sepse janë dy lojtarë të së ardhmes. Anësori spanjoll debutoi në miqësore kundër United e Juventus, pastaj një dëmtim e bllokoi. Vinicius Jr. u dërgua tek Real Madrid Castilla (Segunda Division B) ku vazhdon të shënojë (tre gola në tre ndeshje). Gola që janë transformua në mesazhe direkte për Lopetegui.

Të këshilluara

Video/ Milanit nuk i mjafton vetëm Higuain

Nuk i mjafton Milan goli i parë në kampionat i Gonzalo Higuain për të marrë suksesin kundër Cagliari e për tu kthyer nga Sardenja me tre pikë. Skuadra e Gattuso...

22:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI