Flash

Qëllohet me armë banesa e nxënëses, që denoncoi mësuesin për ngacmim seksual

Lapsi.al 17 September 2018
Qëllohet me armë banesa e nxënëses, që denoncoi

Banesa ku jeton 11-vjeçarja, e cila u ngacmua nga mësuesi në Lutfinjë të Tepelenës është qëlluar me armë. Të shtënat sipas policisë, u regjistruan pak pas mesnate. Mësuesi i matematikës Myzo Dida u la i lirë nga ana e gjykatës, deri në përfundimin e hetimeve.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga ana e policisë lidhur me autorët e mundshëm të të shtënave, dhe as rrethanat e tjera të ngjarjes.

Pak ditë më parë familjarët kanë pohuar se kanë pasur frikë të dërgojnë vajzën në shkollë, pasi dhe ajo vetë nuk ka pranuar që të kthehej më në shkollën ku ka vuajtur ngacmimin seksual.

Vetë Dida nuk është paraqitur më në seancat gjyqësore, ndërsa avokati i familjes e ka cilësuar absurd lirimin e tij nga arresti me burg. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin në 2 qershor, pasi mësuesi 63-vjeçar Myzo Dida dyshohet se ka abuzuar seksualisht me nxënëses 11-vjeçare në ambientet e shkollës.

Pasi mësuesi është liruar nga gjykata, vajza tentoi vetëvrasjen dhe është në gjendje të rëndë psikologjike. Ata thonë se fillimisht kanë marrë një telefonatë anonime dhe më pas kanë zbuluar se vajza e tyre abuzohej.

“Në darkë më thotë vajza e madhe "mbaro punë dhe hajde se dua të flasim". Ne kemi marrë një telefonatë anonime ku thoshin: ‘I thoni atyre prindërve se vajza e tyre është abuzuar në shkollë’. Shkova fola me vajzën dhe ajo filloi të qajë, tha se nuk na kishte treguar se kishte frikë se do më rrihte babi. Unë nuk kam kuptuar asgjë, por vajza më thoshte më dhemb koka nuk shkoj dot në shkollë.

Nuk më thoshte se çfarë ndodhte në shkollë. Vajza nuk është shprehur. Unë ndoqa rrugën ligjore se mendova se ka shtet. Me mësuesin nuk kemi folur për këtë çështje, por ne e njihnim personalisht atë më përpara. Mësuesi na thoshte që vajza është pak dobët. Kemi mësuar se ai i thoshte vajzës se "do të mbys po i the babait, do të pres kokën me thikë". Vajza kur mësoi se ai është liruar u bë keq dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen. Nuk kemi besim tek drejtësia. Ata gjyqin e bënë vetë në mungesë”, ka deklaruar i ati i vajzës 11-vjecare Besnik Mucodemi si dhe nëna.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI