Flash

PSG, Tuchel: "Rabiot? Nuk jam i sigurt nëse profili i tij është i një nr.6"

Lapsi.al 17 September 2018
PSG, Tuchel: "Rabiot? Nuk jam i sigurt nëse profili i tij

Këtë verë përsëri, PSG nuk arriti të marrë një numër 6. Një rekrutim i pasuksesshëm që shqetëson Thomas Tuchel. "Ndikimi fizik i një numri gjashtë më shqetëson", pranoi trajneri i Parisit në një intervistë me L'Equipe

"Rabiot mund ta marrë këtë rol, mendoj, por Adrien është një lojtar shumë kurioz, ai është mendjemprehtë dhe i pëlqen të marrë rreziqe. E dua shumë, por nuk jam i sigurt se profili i tij është ai i një numri gjashtë. Kjo nuk ka të bëjë me talentin e tij: ai mund ta bëjë këtë, padyshim, por nuk mjafton të kesh aftësitë fizike ose teknike të një numri gjashtë, duhet gjithashtu të mendosh si një numër gjashtë. Ai është duke mësuar, ai e di që unë kam besim të plotë, por kush e di?", tha ai.

Në të njëjtën intervistë, Thomas Tuchel përmendi një nga elementet për të fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa ekipi i tij të martën luan në Anfield. "Për të fituar Champions, është e rëndësishme që të kemi një kulturë që i bën lojtarët më të mëdhenj, shpresoj që ndonjë do të fitojë Topin e Artë. Nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vendosësh klubin të parin. Klubi vendos rregulla, se si të sillesh”, shpjegoi ai.

Ai foli për interesin e Bayern Munich para nënshkrimit të tij me Parisin: "Me Bayern, ka pasur vetëm kontakte. Propozimi erdhi shumë vonë, kur unë kisha vendosur të bashkohesha me PSG. Zgjedhja ime pas Dortmundit ishte shumë e qartë, ishte diçka që e kisha thellë brenda meje: nëse jam me fat që të kem një përvojë jashtë vendit, duhet të provoj. Ishte e qartë me familjen time, stafin tim dhe për mua. Paris ishte i veçantë, ishte një surprizë e këndshme".

Të këshilluara

Video/ Milanit nuk i mjafton vetëm Higuain

Nuk i mjafton Milan goli i parë në kampionat i Gonzalo Higuain për të marrë suksesin kundër Cagliari e për tu kthyer nga Sardenja me tre pikë. Skuadra e Gattuso...

22:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI