Flash

Media gjermane: Përshëndetje nga vendi i bunkerëve, Shqipëria

Lapsi.al 17 September 2018
Media gjermane: Përshëndetje nga vendi i bunkerëve,

Sistemi komunist udhëhoqi Shqipërinë për një kohë të gjatë, ndërsa veprimet e kreut të Partisë Komuniste, Enver Hoxha, ishin të orientuara drejt shfrytëzimit të popullsisë shqiptare dhe izolimit të kufijve.

Por, media gjermane, “Welt.de” i ka kushtuar një hapësirë ndërtimit të bunkerëve në Shqipëri, të cilat  siç shkruan ajo, janë kthyer tashmë si një nga “suveniret”, të cilat vizitohem dhe preferohen shumë nga të huajt.

“Përshëndetje nga vendi i bunkerëve, Shqipëria”, kështu e cilëson idenë qendrore media prestigjioze gjermane.

 Mbi 170,000 bunkerë u ndërtuan nga diktatori Enver Hoxha në Shqipëri, ndërsa edhe pse një pjesë e tyre janë shkatërruar, për  fat të keq disa prej tyre ende vijojnë të serviren si vendet për atraksione turistike. Ndërtimi i tyre kishte për qellim krijimin e sigurisë dhe mbrojtjen nga armiqtë.

“Sot, ka disa ide për të përdorur bunkerët e zbrazët që mbulojnë të gjithë vendin. Studentët kanë zhvilluar koncepte për hotele të vogla ose kioska, por kurrë nuk u aplikuan me të vërtetë”, shkruan “Welt.de”.

Bunkerët në fakt nga shumë shqiptarë, të cilët kanë qenë të torturuarit e kohës nuk kanë asnjë kujtim të bukur, por madje i kundërshtojnë me forcë ato.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI