Flash

Juventus/ Provë tv edhe për goditjet, ja sa rrezikon Douglas Costa

Lapsi.al 17 September 2018
Juventus/ Provë tv edhe për goditjet, ja sa rrezikon Douglas Costa

Nga tre, në pesë javë skualifikim, me një gjobë që mund të arrijë në 100.000 euro. Telashe në horizont për Juventus dhe Douglas Costa, pas pështyrjes që braziliani i bëri Di Francescos në Juventus-Sassuolo. Skualifikimi do të varet nga interpretimi i Gykatësit Sportiv që do të vlerësojë me provën tv të gjithë aksionin, duke nisur nga goditja me bërryl, ndërsa gjoba - që Juventus duket se e ka vendosur do të jetë e rëndë.

Sipas rregullores, braziliani e di qartësisht se nuk do të jetë kundër Frosinone, Bologna e Napoli: pështyrja konsiderohet e njëjtë me sjelljen e dhunshme, që sanksionohet me tre javë skualifikim. Por nëse Gjykatësi Sportiv e konsideron sjellje të dhunshme vecanërisht të rëndë, mund të arrijë deri në 5 ndeshje pezullim (e do të mungojë edhe kundër Udinese e Genoa): hipotezë e mundshme, duke marrë në konsideratë që prokura e Federatës italiane ka sinjalizuar të gjitha parregullsitë e kryera nga Douglas Costa, duke nisur nga goditja me bërryl, që do të vlerësohet me provë tv.

Douglas Costa në Instagram: "Nuk e dini se cfarë më tha"

Pas ndjesës së kërkuar për episodin, në Instagram braziliani i është përgjigjur një tifozi duke tentuar të shpjegojë versionin e tij: "Zgjohem në 5 të mëngjesit që kur isha 12 vjec... e ti nuk e di se cfarë më tha.. por ska gjë.. kërkoj ndjesë të gjithë atyre që duhet ti kërkoj sepse gabova!”.

Të këshilluara

Video/ Milanit nuk i mjafton vetëm Higuain

Nuk i mjafton Milan goli i parë në kampionat i Gonzalo Higuain për të marrë suksesin kundër Cagliari e për tu kthyer nga Sardenja me tre pikë. Skuadra e Gattuso...

22:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI