Flash

Denoncimi/ Fëmijët në fshatrat e Kukësit mbeten pa shkollë (FOTO)

Lapsi.al 17 September 2018
Denoncimi/ Fëmijët në fshatrat e Kukësit mbeten pa

Fëmijët në fshatrat e Kukësit po mbeten pa shkollë. Një banor i zonës i ka shkruar Sali Berishës për këtë shqetësim të madh me të cilin po përballen fëmijët e komunës Kolsh.

Denoncuesi shkruan se autoritetet arsimore në Kukës nuk u kanë dhënë shpjegime duke u shprehur në mënyrë arrogante se “nuk kemi kohë të merremi me ju”, ndërkohë që shkolla e fshatit të tyre është mbyllur.

Berisha e cilëson me ironi këtë situatë si një përshëndetje nga fëmijët kuksiane për Edi Ramën.

POSTIMI: 

Nje pershendetje nga femijet e Kukesit, diten e pare te shkolles per Kallam Deshtakun!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e prindit dixhital. sb

“Z. Berisha sot ne diten e par te shkolles ne fshatin myc mamez komuna kolsh te kuksit femit ikemi ne shpi shkollen qe patem e mbyllen dhe na than do shkoni ne qytet ne shkolle. sot ishim te shkolla na than nuk keni emra ketu dilni jashte. i morem fmit i qum ne shpi drejtori i arsimit te kuksit Skiner Ameti nuk jep shpjegim fare nuk kam kohe te merrem me ju na fhot ju lutem na puplikoni ket ankes se fmit pa arsim i kemi".

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI