Flash

Cristiano Ronaldo, dygolëshi i parë me Juventus dhe menjëherë rekord...

Lapsi.al 17 September 2018
Cristiano Ronaldo, dygolëshi i parë me Juventus dhe
Ronaldo bëri të shpërthejë Allianz Stadium dhe fshiu ethet e atyre që vazhdonin të numëronin ndeshjet pa shënuar të portugezit. Cështja e golit nuk ka qenë kurrë problem për CR7, ashtu si edhe arritja e rekordeve të reja. E kështu, dygolëshi i parë në Itali i jep kampionit portugez kënaqësinë e një tjetër rekordi. Ronaldo arriti kuotën e 400 golave të shënuar me klubet. CR7 pozicionohet tani në vendin e 5 të kësaj renditje të vecantë: pjesa më e madhe e golave janë shënuar me Real Madrid (311). Me fanellën e Manchester United portugezi kishte shënuar 84 të tjerë, ndërsa 5 të tjerët janë ndarë mes tre të shënuar me Sporting Lisbona e dy të realizuar kundër Sassuolos. Ronaldo është lojtari i pestë i historisë që arrin “kuotën 400”. Duke marrë në konsideratë kampionatet ku ka luajtur Ronaldo, vlera është e madhe, edhe pse është larg nga vendi i parë, ku ndodhet Josef Bican, i aftë të shënonte 518 gola, por në kampionate më pak kompetitivë si ai austriak e cekosllovak. Puskas është në kuotën e 514, ndërsa McGroory e Seeler janë shënjestra e re e portugezit.

Të këshilluara

Video/ Milanit nuk i mjafton vetëm Higuain

Nuk i mjafton Milan goli i parë në kampionat i Gonzalo Higuain për të marrë suksesin kundër Cagliari e për tu kthyer nga Sardenja me tre pikë. Skuadra e Gattuso...

22:39

Video/ Cristiano Ronaldo, më në fund...

Juventus shënon golin e parë në sfidën e kampionatit kundër Sassuolo me njerin e saj më të rëndësishëm. Cristiano Ronaldo zhbllokohet në javën e katërt të Serie...

16:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI