Flash

Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës, PD thirrje Ramës për ta shkarkuar

Lapsi.al 16 September 2018
Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës, PD thirrje Ramës

Një video ku shfaqet kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, duke kënduar këngë për Enver Hoxhën po qarkullon në internet, duke bërë që nga opozita të vijnë reagime të ashpra, deri në largimin e tij nga detyra.

Në pamjet në fjalë shihet se si Peçi shoqëron me zë Golikun e famshëm të Bënçës, ku në këngë i thuren lavde diktatorit Enver Hoxha. Episodi në fjalë është shënuar mbrëmë në darkën zyrtare të shtruar nga Bashkia e Tepelenës me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit.

Kaq ka mjaftuar që të reagojë PD-ja. Kështu deputeti demorkat Tritan Shehu ka kërkuar në emër të PD shkarkimin e kryebashkiakut Peçi. Shehu i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama shkarkimin e Peçit, ndërsa e ka cilësuar veprimin e këtij të fundit një skandal.

“I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci.

Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.

I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!

Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.

Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.

Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.

Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.

Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?

A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?”, shkruan Tritan Shehu në ‘Facebook’.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI