Flash

Superiore/ Hoxha shpëton Partizanin nga humbja, ka dicka që nuk shkon me skuadrën e Gegës

Lapsi.al 16 September 2018
Superiore/ Hoxha shpëton Partizanin nga humbja, ka dicka që nuk shkon

Dy fitoret radhazi, pasi e nis kampionatin me humbje, e kishin zbehur mungesën e performancës së të kuqve, duke bërë të vlenin rezultatet. Por në Kurbin, përballë Lacit, skuadra e Skënder Gegës ishte larg nga të qenit pretendente për titull. Barazimi pa gola ishte meritë mbi të gjitha e portierit Alban Hoxha që priti cfarëdo i erdhi në drejtim, duke zhgënjyer Xhixhën e Fangajn që shpresonin ti shënonin Partizanit.

Një ndeshje e dobët edhe mund të rastisë, por në totalin e performancave të kuqtë nuk kanë bindur asnjëherë, madje më mirë kanë luajtur në debutimin humbës në Korcë me Skënderbeun.

Që portieri të jetë lojtari i ndeshjes për një skuadër si Partizani, dicka nuk shkon si duhet. Kalari nuk shtyu asnjëherë sa duhet në prespektivat ofensive, gjë që natyrisht nuk pritej ta bënte Ibrahimi. Por sulmi ishte pjesa më vulnerabël e formacionit të Gegës, që vazhdon të mos ketë pikë referimi.

Hebaj nën ton edhe njëherë, pothuaj jashtë cdo aksioni ofensiv. Nuk është faji i shkodranit nëse nuk është një qendërsulmues i pastër, por nuk është as Cinari, që e zëvendëson në fund. E ndoshta trajneri dicka duhet të bënte për këtë fakt.

Kurbinasit ishin shumë më të qartë. Tekniku Mergjyshi e di cfarë ka në dispozicion dhe mundohet të marrë më të mirën. Ndoshta me pak fat, Laci mund tia kishte dalë këtë herë, por përballë gjeti një portier në ditën e tij më të mirë....

7 pikë për Patizanin, pas katër javëve të para dhe 6 për bardhzinjtë e Lacit, që mbeten të pamundur dhe skuadra që ka marrë më shumë barazime se të gjithë (3).

Të këshilluara

Video/ Cristiano Ronaldo, më në fund...

Juventus shënon golin e parë në sfidën e kampionatit kundër Sassuolo me njerin e saj më të rëndësishëm. Cristiano Ronaldo zhbllokohet në javën e katërt të Serie...

16:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI