Flash

Pogradec/ Tritol banesës së pronarit të televizionit

Lapsi.al 16 September 2018
Pogradec/ Tritol banesës së pronarit të televizionit

Gjatë natës, një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në banesën e një biznesmeni në qytetin e Pogradecit, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1, në banesën e Bajram Fejzollarit, pronarit të televizionit lokal "Tv Sot 7" si dhe disa lokaleve në Korçë dhe në Pogradec.

Vetë Fejzollari ka deklaruar në polici se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë person, shkruan Faxweb.

Shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnate. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë vendosur lëndën shpërthyese.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI