Flash

Plazh në 15 ditëshin e dytë të shtatorit? Moti me surpriza

Lapsi.al 16 September 2018
Plazh në 15 ditëshin e dytë të shtatorit? Moti me surpriza

Nëse keni planifikuar që të shkoni edhe këtë 15 ditësh të fundit të shtatorit në plazh, moti do t’ju suprizojë.

Sipas Meteoalb, duke nisur nga kjo javë priten shira, kryesisht në ekstremet Veri-Juglindje dhe më pak të rrezikuara paraqiten zonat Lindore dhe Qendrore. Por, pavarësisht këtij ndryshimi temperaturat nuk do të ulen.

Ky muaj ka qenë me temperatura të favorshme për ata që zgjodhën që pushimet e tyre t’i bënin në shtator.

Dhe ata që i kanë caktuar pushimet për këto ditë, duhet të llogarisin mirë mundësinë për reshje shiu dhe të shohin temperaturat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI