Flash

Kryemadhi: Kujt ia kopjoi Rama idenë për emra poetësh në "Air Albania" (FOTO)

Lapsi.al 16 September 2018
Kryemadhi: Kujt ia kopjoi Rama idenë për emra poetësh në

Monika Kryemadhi ironizoi Edi Ramën për vendosjen e emrit të poeteve kombëtar të avionëve të ‘Air Albania’.

Kryetarja e LSI ka postuar disa foto nga kompania norvegjeze ‘Norëegian Air Shuttle’ për te cilën thekson se kjo kompani ka sjelle risinë e vendosjes se emrave te avionëve në respekt të heronjve dhe shkrimtareve të Norvegjisë.

“Por ky edhe kopjacin se bën mire”- ka ironizuar kryeministrin, kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se gjatë inaugurimit të ‘Air Albania’ Kryeministri shpjegoi edhe emrat e vendosur avionëve të rinj.

“Për ne që jemi të këtij vendi dhe që jemi të mësuar me atë çka na kujton menjëherë ai që Klemend Aderi e pagëzoi në 1875 si aparati fluturës që imiton zogun, shqiponja është gjëja e parë që mendojmë kur mendojmë për fluturimin. Ndërkohë që me këtë rast mësuam që aparatet fluturuese që imitojnë zogjtë duhet të kenë edhe emra. Dhe zgjodhëm që shqiponjave tona tu vëmë emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi dhe tjetri që do vijë menjëherë pas fluturimeve test që do bëhen gjatë një muaji Stamboll-Tiranë do jetë Migjeni. Ambicia jonë është që në muajt në vijim të çojmë direkt nga Tiranë në Nju Jork Imzot Nolin. Po e mbyll me Lasgushin që kemi mbrapa duke nxjerrë 4 vargje nga ‘Vallja e Yjeve’. Falënderoj djemtë dhe vajzat e ‘Air Albania’. Veshjet e tyre nuk kanë të sharë, ose kush i shan është i sharë” - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI