Flash

VIDEO / Inter-Parma, Spalletti s'është dakord: "Skandal penalltia e mohuar"

Lapsi.al 15 September 2018
VIDEO / Inter-Parma, Spalletti s'është dakord: "Skandal

Është një Luciano Spalletti i zhgënjyer, por edhe nervoz pas humbjes së bujshme në shtëpi të Interit 0-1 ndaj Parma. Ai që ka acaruar trajnerin zikaltër ka qenë penalltia e munguar për Interin kur rezultati ishte 0-0 për një prekje me dorë të "match-winner" Dimarco, autori i një eurogoli në minutën e 79': "Penalltia që nuk na u dha ishte një vendim skandaloz. Shumë skandaloz. Parma hyri në fushë për të penguar lojën, portieri fitonte gjithmonë kohë".

Por Spalletti gjithashtu bën autokritikë dhe pranon: "Luan para këtij publiku dhe pastaj e gjen veten me këto dy humbje. Është e qartë se ne duhet të japim më shumë. Kemi mundësi më të mëdha dhe unë jam përgjegjës. Nëse performanca e shumë lojtarëve është nën limitin e tyre, është e qartë se përgjegjësi jam unë".  Ndaj Parmës ishte humbja e dytë në katër javë kampionat për Interin që e sheh veten të zhytet në renditjen e Serie A, larg zonës euro.

https://www.youtube.com/watch?v=QcCYtAuiafs

Të këshilluara

Neymar bëhet me superfuqi...

Neymar është protagonist në gjithcka praktikisht, talenti që nuk i mungon, karakteri jo i thjeshtë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll e...

10:10

Bukuroshja që lë pa frymë Isco

Një nga çiftet më të ndjekur në rrjetet sociale këtë vit është pa dyshim lojtari i Real Madridit Isco Alarcón dhe aktorja Sara Sálamo. Të dy vazhdojnë të postoj...

21:47

Balotelli "i paguan" me euro kilet e tepërta

Kilet e tepërta i kanë rënduar edhe në portofol. Mario Balotelli jo vetëm që është shënjestruar nga polemika për peshën e papërshtatshme, por gjithashtu i është...

21:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI