Flash

Liverpool në ankth për Firmino, pas gjestit të frikshëm të Vertonghen

Lapsi.al 15 September 2018
Liverpool në ankth për Firmino, pas gjestit të frikshëm

Në shtëpinë e Liverpool janë shumë të shqetësuar për Roberto Firmino. Sulmuesit të Liverpool, pasi shënoi golin e 2-0 të përkohshëm në ndeshjen e madhe me Tottenham, iu desh të linte fushën e lojës për një dëmtim në sy.

Në fakt në syrin e lojtarit brazilian ka përfunduar gishti i mbrojtësit të Spurts Spurs Jan Vertonghen në minutën e 74, problem që solli edhe zëvendësimin e tij nga Henderson. Mjekët e Reds i kanë vendosur një garzë në sy sulmuesit, dhe sipas 'Thelegraph' Firmino është dërguar në spitalin e "Moorfields Eye" të Londrës për ekzaminime të mëtejshme.

Përshtypjet e para mbi gjendjen e Firmino nuk janë pozitive. "Për momentin ai nuk është mirë. Duhet të presim se si do të shkojnë gjërat, jeta nuk është kurrë e përsosur. Nuk e di saktësisht se cili është problemi i tij, por ka të bëjë me syrin", tha Jurgen Klopp në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

https://www.instagram.com/p/BnwU3EiHx1Z/?utm_source=ig_embed

Dëmtimi i Firmino është i vetmi moment i errët për Liverpool, që sot korri një fitore mbresëlënëse ndaj Tottenham dhe pozicionohet bashkë me Chelsea në krye të renditjes së Premier Lieague. Ndërkohë orët e fundit disa tifozë të Të Kuqve kanë kërkuar në rrjetet sociale një ndëshkim shembullor nga Shoqata e Futbollit kundër mbrojtësit të Spurs.

Të këshilluara

Neymar bëhet me superfuqi...

Neymar është protagonist në gjithcka praktikisht, talenti që nuk i mungon, karakteri jo i thjeshtë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll e...

10:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI