Flash

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! Badigardi i plagosur mbrëmë në Sarandë i ka shpëtuar tre atentateve

Lapsi.al 15 September 2018
Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! Badigardi i plagosur

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Kjo thënie e popullit vlen shumë në rastin e badigardit të plagosur në Sarandë. Ai është 30-vjeçari Arlin Lulushi, i cili dje në orët e para të mëngjesit u qëllua me armë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Por “BalkanWeb” mëson se Arlind Lulushi i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera në të kaluarën. Ai u qëllua në dhjetor të vitit 2016 por fatmirësisht shpëtoi pa asnjë lëndim. Atë kohë policia nisi hetimet për atentatin në disa pista, që nga hakmarrja e mundshme dhe tek një konflikti i mëparshëm që ka pasur i riu me disa persona që i bënë edhe atentatin para pak muajsh.

Kjo pasi emri i Arlind Lulushit lidhet dhe me një ngjarje të rëndë të vitit 2015 në Vlorë, ku dy të rinj, një djalë dhe një vajzë mbetën të vrarë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 janar të vitit 2015.

21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Velaj, 28 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri nga Ervis Lulushi, pasi ky i fundit i kishte kërkuar vajzës që të rilidheshin bashkë. Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij Ervis Lulushi. Por, Lulushi u lirua për mungesë provash.

Aktualisht Lulushi është jashte rrezikut për jetën në spitalin e traumës në Tiranë ku u transportua për një mjekim më të specializuar. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se 30-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbën e djathtë te gjuri dhe plumbin tjetër te kofsha e majtë.

Për plagosjen e djeshme, policia deklaron se ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka arrestuar kolegun e tij për moskallëzim krimi, ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin kryesor të plagosjes. /BW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI