Flash

Frikë nga mafia shqiptare në Britani: Si po e vënë nën kontroll trafikun e drogës

Lapsi.al 15 September 2018
Frikë nga mafia shqiptare në Britani: Si po e vënë nën

Frike nga mafia shqiptare ne Britanine e Madhe. Mediat vendase atje shkruajne se mafia shqiptare me elemente te rrezikshem po depërton gjithmonë e më shumë në trafikimin e drogave të rënda dhe po zë një peshë të madhe në tregun e zi në Birmingam dhe West Midlands.

Ne nje raportim te fundit, “Birmingham Mail” shkruan se gangsterët shqiptarë i kane tashme te ndare zonat e influences.

Nga hulumtimet thuhet se ata fillimisht ishin pjese e menaxhimit te nje klubi striptizmi, të cilin e furnizonin me drogëra të lehta e të rënda, e duke siguruar ketu klientelen e vet. Me pas, ne vitin 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u arrestuan pasi u kapën me plotë 120 mijë paund kokainë në Birmingam.

Vetem pak me pare Agjencia Kombëtare e Krimeve paralajmëroi se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.

Në vitin 2017. policia në West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza nga më të ndryshmet, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI