Flash

FOTO/ Shqiptari humb jetën në aksident në Greqi

Lapsi.al 15 September 2018
FOTO/ Shqiptari humb jetën në aksident në Greqi

Një shqiptar ka humbur jetën në Kretë të Greqi pas një aksidenti të ndodhur këtë pasdite.

Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.00 në rrugën “Akrotiri” në Chania. Viktima, një shqiptar 48 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është përplasur me një automjet teksa ishte duke drejtuar një motor.

48-vjeçari humbi jetën, teksa po transportohej në spital nga ekipet e ndihmës së shpejtë, që u thirrën në vendngjarje pas aksidentit. Shqiptari u transportua i pajetë në spitalin e Chania.

mixani-troxaio1

Të këshilluara

Papa Françesku pret Ilir Metën të hënën

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan. Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin. ...

16:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI