Flash

Deputeti i PD: Rama gënjen, sot nuk u nis avioni i Air Albania, u përdor tjetër kompani

Lapsi.al 15 September 2018
Deputeti i PD: Rama gënjen, sot nuk u nis avioni i Air Albania, u

Deputeti demokrat Endri Hasa vazhdon të deklarojë se Air Albania nuk ekziston.

Sot Hasa ka publikuar edhe itinerarin e fluturimeve ku sipas tij thuhet se avioni që u nis sot nga Rinasi është fluturim shtesë i Turkish Airlines.

Ai akuzon kryeministrin se po gënjen dhe thotë se se vettingu e ka shfazuar.

STATUSI I DEPUTETIT TË PD"

Vettingu në politikë e ka shfazuar Edi Ramën! Mashtron shqiptarët, keqpërdor studentët, jep shfaqje me një kompani që nuk është e licencuar për fluturim me kodin shqiptar.

Sot nga Rinasi në orën 8:30 nuk u nis asnjë avion i Air Albania, siç gënjeu Edi Rama. Për shfaqjen qesharake të kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.

Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës.

Vettingu i politikës do ta fluturojë Edi Ramën nga zyrat e shtetit, që i përdor për të vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptarët!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI