Flash

"Renea më qëlloi gjyshin me armë, ai ishte në gjumë" (VIDEO)

Lapsi.al 14 September 2018
"Renea më qëlloi gjyshin me armë, ai ishte në

Nipi i të plagosurit Haxhi Lika në Lushnjë tregoi se forcat Renea i plagosën gjyshin që flinte rreth orës 04:00 të mëngjesit. Sipas një videoje që ka publikuar në Facebook, deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, duket dhoma me dy shtretër ku flinte i moshuari, çarçafët janë ende me gjak, ndërsa në dritaren e shtëpisë është xhami i thyer dhe në mure shenjat e plumbave. I riu tregon se gjyshi i tij ka dëgjuar thirrjet e policisë dhe është ngritur dhe në këtë moment është qëlluar nga jashtë me një plumb që e ka lënë të plagosur.

Versioni zyrtar i policisë është se Haxhi Lika ka dalë në dritare me një armë në dorë, kur ka dëgjuar policinë që i bënte thirrje për të dalë, por sërish plagosja e tij është "në rrethana të paqarta", thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/myslimmurrizi/videos/750311495306417/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI