Flash

Real Madrid, edhe Modric kapet si mashtrues: duhet të paguajë 1,2 milionë euro

Lapsi.al 14 September 2018
Real Madrid, edhe Modric kapet si mashtrues: duhet të paguajë 1,2

Modric ashtu si Cristiano Ronaldo e Marcelo. Edhe mesfushori i Real Madrid ka përfunduar në shënjestër të autoriteteve financiare spanjolle. për kroatin në fakt është një rast i përsëritur: pasi i është dashur të paguajë 2,1 milionë euro për shkak se nuk kishte paguar taksat në 2013 e 2014, sipas gazetës spanjolle El Mundo, kroati është sanksionuar edhe për vitin 2012 me një gjobë për tu paguar prej 1,2 milionë euro. Sipas gazetës, mesfushori është akuzuar për mashtrim fiskal për të ardhurat e deklaruara në këtë vit (2012).

Modric i shtohet kështu një liste të gjatë personazhesh të rëndësishëm: vetëm një javë më parë Marcelo kishte pranuar dënimin (me kusht) për katër muaj burg - që nuk do ti kryejë - e një gjobë prej 753.624,90 euro. Bashkë me ta në listën e mashtruesve janë edhe Messi, Cristiano Ronaldo e Mourinho.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI