Flash

Francë/ Sekuestrohen 1 milion euro drogë me flamurin shqiptar

Lapsi.al 14 September 2018
Francë/ Sekuestrohen 1 milion euro drogë me flamurin shqiptar

Policia franceze në Lyon zbuloi një bazë të grupit shqiptar të trafikut të drogës, ndërsa ka sekuestruar 104 kg kanabis dhe 984 gram heroinë të pastër. Kanabisi  dyshohet se vinte nga Shqipëria. Lënda narkotike me flamurin shqiptar u zbulua gjatë një aksioni të policisë në një apartament në “42 Avenue Berthelot”, pas 4 muajsh vëzhgimi dhe hetimesh.

Policia mori informacion se në një banesë kryej trafikim i lëndëve narkotike nga shqiptarët, pas arrestimit të një azilkërkuesi, i cili kishte çelësat e banesës dhe iu sekuestruan 10,000 euro të dyshuara si të përfituara nga trafiku i heroinës. Ai u dënua me 3 vite burg.

Trafikantët, duke imagjinuar ndoshta se policia nuk do të kërkonte në të njëjtën adresë dy herë, vazhduan ta përdornin banesen për trafik droge. Por, apartamenti ishte këtë javë skena e një konfiskimi rekord për policinë lokale, me një stok të kanabisit bimor dhe heroine me një vlerë tregu prej një milion euro.

Policia mblodhi informacionin se një apartament në distriktin e shtatë përdorej si një depo nën mbikëqyrjen e një shtetasi shqiptar, raporton media franceze “leprogres”.

Hetimet  i çuan në një adresë që i njihnin mirë, pasi ishte përdorur nga trafikantët më herët. Të hënën, gjatë një mbikëqyrje, policia pa një burrë që po largohej nga banesa. Ata shfrytëzuan mungesën e tij për të sjellë në zonë një qen të specializuar në nuhatjen e narkotikëve, i cili qëndroi përpara derës së banesës në fjalë. Hetuesit pritën që i dyshuari të kthehej në shtëpi dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë hapur derën e banesës.

Ky i fundit, pasi kuptoi se në banesën e tij mësynë efektivë policie, u përpoq t’ia mbathte duke dalë nga ballkoni, e më tej kaloi në çati. Por, u arrestua pak kohë më pas.

Gjatë ndalimit të shqiptarit, që zgjati 96 orë, ai nuk dha asnjë informacion për bashkëpunëtorët dhe sponsorët e tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u paraqit këtë të premte në zyrën e prokurorit dhe pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisw.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI