Flash

"Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të përdoret kundër teje në gjykatë!"

Lapsi.al 14 September 2018
"Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të

Nga intervista e një dite më parë që Edi Rama dha në Top Channel, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka shkëputur një deklaratë të kryeministrit që e nxjerr atë gënjeshtar në lidhje me çështjen e teatrit.

Kështu, zyrtarisht është thënë që ishte kompania Fusha sh.p.k që bëri ofertën e pakërkuar për të ngritur kulla në këmbim të ndërtimit të një teatri të ri. Kurse Edi Rama një natë më parë pranoi se në realitet ishte e kundërta: ishte ai që kishte bërë ofertën për Shkëlqim Fushën, për të ngritur kulla në pronën publike.

"Te gjithe e dimë që prapa Fushës fshihet Rama, por është hera e parë që pranon publikisht se është ai, vetë Edi Rama, që ia ka kërkuar Fushës të ndërtoje aty dhe jo e kundërta. Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se Fusha ka bërë një OFERTË TË PAKERKUAR që duke patur të veten vetëm 298 m2 truall, të merrte për zhvillim 9.000 m2 truall publik, të prishte Teatrin Kombetar e të ndertonte ‎një të ri me gjoja 30 milion euro, por mbi të gjitha do të ndertonte 92.000 m2 ndertim privat ne qendër të Tiranës me perfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazën e kesaj oferte, u mblodhen me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin "Fusha" sepse i mrekulloi oferta e tij" shkruan Bylukbashi në Facebook.

Sipas deputetit të PD-së, deklaratat e Ramës një natë më parë, paralajmërojnë fitimin e garës nga Fusha sh.p.k, e cila ka arritur të blejë një pronë në qendër dhe pa konsensusin e saj askush nuk mund të ndërtojë aty. Skema të tilla janë korrupsion i pastër thotë Bylykbashi, matërial për Prokurorinë Speciale dhe

Statusi i plotë:

Edi Rama mbremë e tha troç dhe live: Fusha nuk mund të ndertonte i vetëm në 298 m2 dhe se "ia kemi kërkuar ne që nuk ndërton dot për hesapin tënd por urdhëro dhe merr përsipër të kontribuosh për të ndërtuar teatrin‎" (?!). ‎

‎

Te gjithe e dimë që prapa Fushës fshihet Rama, por është hera e parë që pranon publikisht se është ai, vetë Edi Rama, që ia ka kërkuar Fushës të ndërtoje aty dhe jo e kundërta.

‎‎

Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se Fusha ka bërë një OFERTË TË PAKERKUAR që duke patur të veten vetëm 298 m2 truall, të merrte për zhvillim 9.000 m2 truall publik, të prishte Teatrin Kombetar e të ndertonte ‎një të ri me gjoja 30 milion euro, por mbi të gjitha do të ndertonte 92.000 m2 ndertim privat ne qendër të Tiranës me perfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazën e kesaj oferte, u mblodhen me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin "Fusha" sepse i mrekulloi oferta e tij.

Madje ka më keq. Mbrëme ai deklaroi: ‎"Nuk ndërton dot nëse një pronar me pronë të vogël tek kufiri i pronës nuk të jep pelqimin. [...]‎

Ne do ta hapim garën. Do ndodhë që një kompani tjetër që do të ndërtojë teatrin duhet të marrë prokurat e pronarëve. Nëse e merr bujrum, ne nuk kemi asnjë problem‎."

‎Pra Kryeministri ka pregatitur edhe kurthin dhe mashtrimin tjeter për shqiptarët dhe BE. Gjoja do të hapë garë për zhvillimin e 9.000 m2 truall publik për ndërtim kullash duke prishur Teatrin, duke vënë si kusht për fitimin e garës marrjen e pëlqimit nga Fusha, si zotërues i pronës kufitare prej 298 m2‎.

Fushës, i cili garon edhe vetë, Rama i jep porosinë që të mos e japë pëlqimin e ndertimit ngjitur me të për të tjerët, edhe pse ata kanë oferta shumë herë më të mira. Keshtu, Fusha del i vetmi konkurent që plotëson çdo kusht edhe pse ka oferten me skandaloze. ‎

‎

Pra zyrtarisht Edi Rama Kryeminister ka pranuar se ka mashtruar publikun. Mbrëmë ai pranoi që ka kryer vepër penale. Pranoi se ka bërë marrëveshje për partneritet si përfaqesues i pu‎blikut me një privat, që privati të bëjë sikur gjoja ka bërë ofertë të pakërkuar që të zhvillojë pronën publike me përfitim marramendës për privatin, por që çdo gjë e ka organizuar vetë ai, Edi Rama Kryeministri që firmosi ligjin Fusha.

Ky nuk është Partneritet Publik Privat (PPP‎). Ky lloj PPP quhet KORRUPSION klasik publik-privat. Edi Rama këtë e pranoi mbrëmë publikisht. Kjo nuk është çeshtje për prokurorinë e ngordhur të Arta Markut. Kjo është punë për SPAK, prokurorinë e re antikorrupsion, sapo të ngrihet!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI